Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Italiano: Dy finalet e humbura ‘djegin’, kemi nxjerrë mësime

Italiano: Dy finalet e humbura 'djegin', kemi nxjerrë mësime

Dy finale të luajtura në fundin e sezonit të kaluar dhe të dyja të humbura, kanë dëshpëruar jo pak futbollistët e Fiorentinës, që këtë herë në Superkupën e Italisë do të kenë mundësinë të fitojnë një trofe.

E pranon këtë trajneri Vincenzo Italiano, që në prag të gjysmëfinales me Napolin, deklaron se skuadra ka punuar shumë dhe ka mësuar nga dështimet, për të synuar një trofe që do të ishte kurorëzim i gjithçkaje të mirë të bërë vitet e fundit.

“Sigurisht që të humbësh dy finale nuk është e lehtë të kapërdihet. Megjithatë ne kemi një skuadër pa shumë eksperiencë dhe pikërisht ato dështime na kanë ndihmuar të nxjerrim shumë leksione. Jemi përgatitur mirë për këtë turne dhe shpresojmë të dërgojmë trofeun në Firence”, u shpreh Italiano.

Lexo edhe:

Trajneri i Fiorentinës vlerësoi jo pak kushtet e krijuara nga Arabia Saudite për organizimin e Superkupës, duke nisur nga pritja, te akomodimi dhe terrenet stërvitore e stadiumi.

Fiorentina do të përballet me Napolin në gjysmëfinalen e parë, të enjten në orën 20:00, ndërsa një ditë më vonë do të zbresin në fushë Interi dhe Lazio, teksa të dy sfidat do të transmetohen në ekranin e SuperSport.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...