Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Italiano: Inzaghi specialist finalesh, por do të luajmë shanset tona

Gjithçka është gati në Romë për finalen e Kupës së Italisë. Në letër, Fiorentina nuk e nis si favorite kundër Interit, por trajneri Vincenzo Italiano premton betejë.

“Është një ndjenjë krenarie të luash në finale. Duhet të bëjmë gjithçka për ta vënë Interin në vështirësi. Ne kemi nevojë për një paraqitje si ajo në Bazel. Do të luajmë shanset tona. Kemi arritur deri këtu dhe do të përpiqemi të fitojmë.”

Numri një i pankinës së Fiorentinës, komentoi edhe duelin mes tij dhe Simone Inzaghit:

“Përveç cilësisë së madhe të lojtarëve dhe kampionëve që ata kanë në organikë, Interi ka edhe një trajner që di të shkojë shpesh në finale dhe që di edhe t’i fitojë. Inzaghi është një specialist, nuk e fsheh dot. Në sfidat finale, me të cilat jam përballur deri tani, kam kuptuar që nuk duhet të humbasësh kurrë besimin tënd. Çfarëdo që të ndodhë, do të duhet të përveshim mëngët dhe të luajmë edhe tri ndeshjet e tjera që janë shumë të rëndësishme: dy në kampionat dhe finalen e Conference League. Sfida përballë Interit është prova jonë e parë për të treguar cilësitë tona dhe për të treguar se e kemi merituar për të arritur deri këtu”.

Finalja e Kupës së Italisë, Fiorentina – Inter, do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet “live” në SuperSport 2”.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...