Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Iu ofrua Interit e Romës, mbrojtësi francez firmos me klubin e Bundesligës

Dan Axel Zagadou gjen skuadër. Ish-mbrojtësi i Borussias së Dortmundit, i cili ishte pa ekip që prej muajit korrik, ka vendosur të qëndrojë në Bundesligë dhe ka firmosur për katër sezone me skuadrën e Stuttgartit.

Mbrojtësi 23-vjeçar francez ishte pjesë e Borussias së Dortmundit që prej 2017-ës dhe si lojtar i lirë, këtë verë iu ofrua edhe klubeve si Roma e Interi në Serinë A, por nuk arriti akord me asnjë prej tyre.

Tani Zagadou ka firmosur për 4 sezone me Stuttgartin dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, teksa dy javët e ndërprerjes së kampionatit gjerman, do t’i shërbejnë për të gjetur formën më të mirë deri në rinisjen e Bundesligës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...