Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Iuliano: Flamurtari i vështirë, Basrak po rritet nga dita në ditë

Partizani ka një ndeshje të vështirë përpara pasi pret Flamurtarin, që ka treguar stabilitet në lojë por edhe në rezultate. Të kuqtë vijnë nga 3 fitore radhazi dhe dëshirojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë për të qëndruar në objektivin e vendosur, në garën për titullin kampion. Trajneri Mark Iuliano ka nisur të njohë kundërshtarët duke vlerësuar në maksimum vlonjatët.

“Kjo është një ndeshje shumë e vështirë, e kam studiuar kundërshtarin dhe ka ndryshuar modul në shumë situata. Ka shumë variante loje, elementë të mirë dhe me të vërtetë është një ekip i fortë, duhet të përballemi me të gjithë forcën tonë dhe më shumë dëshirë se ata për të bërë rezultat sepse është një skuadër shumë e vështirë”, u shpreh trajneri i të kuqve.

Dëmtimet kanë qënë një problem për Mark Iulianon që ka bërë arnime tek titullarët në cdo javë. Italiani i stolit të Partizanit ndalet në emrat e përvecëm si dhe sqaron situatën e sulmuesit Basrak, futbollisti që me golin e tij i dha 3 pikët të kuqve në transfertën ndaj Vllaznisë.

“Në këtë moment kam në dispozicion të gjithë lojtarët, përfshirë Kalarin dhe Malotën, të cilët janë përgatitur normalisht me skuadrën. Do të vlerësoj deri në momentin e fundit gjendjen e tyre, por besoj se do t’i kem të gatshëm për takimin ndaj Flamurtarit. Basrak është një lojtar të cilin ne e kemi vlerësuar që në fillim. Ai ka pasur disa probleme fizike dhe ambientimi, sikurse edhe lojtarët e tjerë që janë afruar në këtë sezon. Në këtë moment Basrak po paraqitet mirë, shënoi ndaj Vllaznisë dhe sigurisht goli është mjaft i rëndësishëm për sulmuesin. Fizikisht Basrak po rritet shumë dhe jam i bindur që do të vazhdoj të bëjë edhe më mirë, për më tepër që në këtë moment është sulmuesi i vetëm që kemi në dispozicion, ndaj dhe përgjegjësia ndaj tij do të jetë edhe më e madhe”, tha Iuliano.

Përballë do të jetë një trajner që e njeh mirë ambientin dhe disa futbollistë në vecanti, duke qënë se i ka drejtuar 3 sezone më parë. Këtë javë nuk është vetëm Partizani – Flamurtari, por edhe një përballje Iualiano – Duro. Italiani thur elozhe për kundërshtarin dhe ka gati ilaçin për ta mundur.

“Është një trajner me ide dhe e respektoj shumë. Kam ndjekur ndeshjet e Flamurtarit ka në skuadër mjaft lojtarë me kualitet. E përsëris që në këtë moment Flamurtari është kundërshtari më i vështirë që do të përballemi. Për ta mposhtur, ne duhet të japim në fushë shumë më shumë se ata”, mbylli italiani i ‘të kuqve’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...