Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Iuliano: Gjoka do t’i japë një tjetër shtysë Vllaznisë, por fiton Partizani

Mark Iuliano vlerëson Vllazninë që ndaj të “Kuqëve” të dielën vjen me një tjetër trajner në stol. Ndryshimi në drejtim me largimin e Cungut dhe afrimin e Gjokës, mund të jetë një plus për shkodranët sipas trajnerit italian të Partizanit.

“ Duke parë sfidat që ka luajtur me trajnerin e mëparshëm në këtë sezon mendoj që Vllaznia luan një futboll të bukur. Ndryshimi i trajnerit tregon që Vllaznia ka patur probleme, por ardhja e trajnerit të ri mund ti motivojë më tepër futbollistët. Ata kanë marrë një teknik që është shpallur kampion i Shqipërisë me Kukësin dhe do t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Për ne do të jetë vështirë ndaj tyre”.

Sezonin e kaluar Partizani e mposhti vetëm një herë Vllazninë duke regjistruar dhe 3 barazime ndaj tyre ndërsa në Shkodër nuk ka marrë asnjë fitore në 3 ndeshjet e fundit. Por edhe pse statistikat nuk flasin në favor të 15-herë kampionëve, Iuliano beson te suksesi i skuadrës që ai drejton.

“E di që statistikat nuk flasin në favor të Partizanit pasi Vllaznia ka qenë gjithmonë një kundërshtar i rrezikshëm për ne. Megjithatë për mua pak rëndësi kanë statistikat pasi të dielën ne do të japim maksimumin për të vazhduar serinë e fitoreve”.

Mungesa e Sukajt mund të peshojë, italiani është vetëdijshëm për këtë. Iuliano konfirmoi edhe rikuperimin e portierit Alban Hoxha ndërsa shkëputi një mendim edhe për afrimin më të fundit të Partizanit, Jasir Asanin.

“ Sukaj është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën dhe ta humbsnim në këto momente nuk është dicka pozitive për ne. Albani ka patur një problem në dy gishtat e dorës dhe mendoj që Hoxha do të luajë ndaj Vllaznisë. Asani? Është një lojtar i ri me shumë prespektivë por vjen nga një periudhë e gjatë që nuk ka luajtur dhe më parë duhet të fitojë gjëndjen e tij më të mirë fizike, e kemi aktivizuar te Partizani B. Ai po luan mirë me përkushtim dhe dëshirë por deri në momentin që nuk do të arrijë në 100% e formës, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...