Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Iuliano nuk tërhiqet, skuadra po impenjohet

I zhgënjyer për humbjen por i kënaqur me paraqitjen. Trajneri i Partizanit Mark Iuliano në intervistën e tij për emisionin “Gol Pas Goli”, në Supersport theksoi se ndaj Kamzës të Kuqëve u mungoi vetëm goli.

“ Është një mëkat, sepse skuadra po impenjohet por ka mjaftuar vetëm një episod për të humbur ndeshjet. Tifozët kanë të drejtë sepse duan rezultatet por më vjen vërtet keq pasi skuadra po luan mirë po krijon volum loje por nuk po shkojmë dot te goli”.

E ardhmja e tij në stolin e Partizanit pas kësaj humbjeje është në fije të perit, por Iuliano nuk dorëzohet ndërsa shton se janë drejtuesit ata që do të vendosin.

“ Puna ime është e vështirë, por unë jap gjithmonë maksimumin në atë që bëj. Krijojmë lojë por nuk shënojmë dhe kjo po na penalizon. Na ka munguar edhe fati. E ardhmja ime në stolin e Partizanit nuk është në dorën time, do të jenë drejtuesit ata që do të vendosin, unë dhe futbollistët po përpiqemi më të mirën tonë për këtë skuadër”.

Italiani nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen ndërsa thekson se mungesat për shkak dëmtimesh e kanë penalizuar shumë Partizanin gjatë kësaj periudhe.

“ Do më mjaftonte të kisha në skuadër futbollistët që mungojnë për arsye dëmtimi. Nuk mund të flas tani për merkaton. Nëse do të kishim lojtarët që na mungojnë do të kishim me siguri një pozicion shumë më të mirë në renditje. Pasi po dominojmë kundërshtarin dhe e vetmja gjë që nuk po arrimë janë rezultatet negative. Nuk mendoj se zgjidhja për të ndihmuar skuadrën është largimi im. Do të vendosin drejtuesit për të ardhmen time, ajo që unë mund të bëj është të punoj më mirë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...