Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Iuliano: Partizani, i aftë për ta fituar titullin!

Pavarësisht se Partizani nuk fiton dhe nuk ka shënuar në katër javët e para të kampionatit, Mark Iuliano shfaqet i qetë përpara trasfertës me Teutën. Trajneri i të kuqve tregon se si e ka përgatitur skuadra duelin e kësaj të enjteje në “Niko Dovana”.

“Jemi relativisht të qetë. Djemtë kanë punuar mjaft mirë, e dinë që është një moment delikat, por janë të vetëdijshëm se i kemi aftësitë për të dalë nga kjo situatë. Skuadra është e vetëdijshme se është një moment i vështirë, por edhe se ka forcën të bëjë atë që di më mirë: të luajë, të zbavisë, të marrë rezultate dhe të shënojë gola. Nuk është momenti të mendojmë se jemi në krizë, por si të japim më të mirën në fushë. Duke nisur nga ndeshja me Teutën, një kundërshtar që vrapon shumë dhe është mjaft agresiv. Nëse nuk bëjmë më tepër se rivalët në këtë drejtim, aspektet tona teknike do të veniten. Ndaj Teutës do të luajmë sikur jemi përballë skuadrës më të fortë në botë.

Starti jo i mirë i kampionatit nga Partizani ka ngritur pikëpyetje rreth së ardhmes së drejtuesit të stolit, që nga ana e tij nuk mendon për asgjë tjetër, përveç rikthimit të ekipit te rezultatet pozitive.

Nuk jam e di se çfarë mund të ndodhë nëse nuk fitojmë me Teutën. Kemi luajtur katër ndeshje, disa mirë dhe disa jo më mirë, ndërsa na ka munguar goli. Kjo është gjëja më shqetësuese. Por, po punojmë mirë dhe jam i kënaqur nga impenjimi i djemve në stërvitje. Qëllimi është të përmirësojmë difektet dhe të marrim rezultate sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk mendoj për diçka që ende nuk ka ndodhur.

Iuliano vazhdon të besojë te titulli, vlerëson grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, foli për Sowe, lojtar të cilin të kuqtë mund të synonin t’ia rrëmbenin Skënderbeut në merkato, ndërsa u dha edhe një mesazh futbollistëve të huaj të Partizanit.

I kam lojtarët në garën drejt titullit, edhe pse disa prej tyre jo në formën që prisnim kur i afruam. Ky ka qenë problemi më i madh. Kam shumë lojtarë cilësorë shqiptarë dhe të huajt do të luajnë vetëm kur të bëjnë diferencën. Nëse do të ndryshojnë rregullat për të huajt, do ta kem edhe më te lehtë. Momentalisht kam vetëm gjashtë alternativa në stol. Nuk do të ndryshoja asgjë përsa i takon merkatos, madje edhe për Sowe që po paraqitet mirë te Skënderbeu. E kam drejtuar në të kaluarën dhe ai e ka të pamundur të stërvitet në fushë sintetike. Do të ndryshoja vetëm rezultatet, jo futbollistët, sepse e di potencialin e tyre, edhe pse ndoshta nuk e kanë shprehur në maksimum dhe disa nuk kanë qenë në gjendje fizike optimale. Preferoj që presioni të bjerë mbi mua dhe lojtarët të jenë të qetë, sepse në këtë mënyrë do të shprehen në mënyrën më të mirë.

Trajneri i cilësoi të padrejta kritikat e opinionit sportiv ndaj sulmuesit më të paguar të ekipit, Edgar Çani, ndërsa vlerësoi punën në fushë, por edhe për aspektin psikologjik.

Për Çanin do të flas për herë të fundit. Ai është një investim i madh i klubit, që ka pasur probleme me rikuperimin. Ndoshta gabova edhe unë që e aktivizova, sepse ekipi kishte nevojë dhe lojtari dëshironte të ndihmonte shokët. Nuk është e drejtë që një lojtar i cili kërkon të japë kontribut edhe pse jo në gjendje optimale dhe kërkon të ndihmojë ekipin të marrë kritika. Çanin e falenderoj duke e pritur që ta aktivizoj kur të jetë në 100 për qind. Kemi qenë të pafat në sulm, ku edhe Bashrak u dëmtua sapo gjeti formën. Tani kemi Sukajn, një lojtar të veçantë, me shumë personalitet dhe që mendon ta ndihmojë skuadrën duke shënuar gola, por edhe duke punuar me moralin dhe aspektin psikologjik të shokëve. E kam gjithmonë në konsidetarë, edhe sepse së fundmi është stërvitur mjaft mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...