Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ivan Balliu drejt riaftësimit të plotë, gati për sfidën me Sevillan

Përtej barazimit në “Coliseum Alfonso Pérez”, shqetësimi i madh i javës për Rayo Vallecanon lidhej me dëmtimin e mbrojtësit Iván Balliu. Anësoi shqiptar u detyrua të largohej fusha në ndeshjen ndaj Getafes në minutën e 53-të pasi mori një goditje në kofshën e djathtë.

Balliu iu nënshtrua testeve përkatëse të hënën e kaluar, të cilat përjashtuan një dëmtim të rëndë, por konfirmuan se zona e prekur ishte kuadricepsi i kofshës së djathtë.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare e nisi seancën stërvitore të kësaj të enjteje së bashku me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, por sapo mbaroi ora e parë e stërvitjen në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka tregon se Balliu do t’i kryejë pa problem dy seancat e mbetura për t’u përgatitur për duelin ndaj Sevillas dhe mund të jetë pjesë në dispozicion të trajnerit Andoni Iraola.

Balliu, në fakt, është shumë i rëndësishëm për Rayo Vallecanon. Numri 20 është lojtari i dytë i skuadrës me më shumë minuta (1846) në këmbë në ndeshjet e kampionatit, pas Fran Garcías (1879 minuta).

Të dy janë dy futbollistët e vetëm në skuadër që kanë luajtur titullarë në 21 ndeshjet e kampionatit.

Balliu, nëse do të zbresë në fushë ndaj Sevillas, duket të ketë kujdes nga ndëshkimi me karton të verdhë, pas me një të tillë do të humbiste ndeshjen e radhës kundër Cadizit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...