Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ivan Fustar nga Kamza në “sheik” në Qatar

Gjashtë muaj te Kamza, për të realizuar një transferim të rëndësishëm, mbi të gjitha në aspektin financiar. Kaq i mjaftuan Ivan Fustar, që pas gjysmës së parë të kampionatit te ekipi surprizë i këtij edicioni të largohej sërish nga Shqipëria.

Edhe pse kërkohej me ngulm nga Partizani, mbrojtësi kroat zgjodhi që destinacioni i tij i radhës të jetë Katari, ku do të mbrojë ngjyrat e Al Arabit. 28-vjeçari firmosi me skuadrën e re, aty ku ka gjetur një njohje të vjetër të kampionatit shqiptar, bashkëkombasin e vet dhe ish-trajnerin e Dinamos, Luka Bonačić.

Pasi kaloi testet mjekësore, Fustar firmosi kontratën 6-mujore me opsion rinovimi dhe u prezantua menjëherë me ekipin e ri. Lojtari nuk humbi kohë, duke iu bashkuar menjëherë grupit në stërvitje. Mbrojtësi pritet të debutojë prej kësaj fundjave, me skuadrën që do të luajë në trasfertë përballë Al Sailia-s.

Momentalisht Al Arab pozicionohet në vendin e 9-të të Premierligës në Katar dhe Fustar cilësohet një përforcim i domosdoshëm për mbrojtjen, me skuadrën që lufton për të qëndruar mes më të mirëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...