Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ivan Gazidis, zyrtarisht administrator i deleguar i Milanit

Asambleja e aksionarëve të Milanit ka aprovuar përfshirjen e Ivan Gazidis në këshillin administrativ të klubit kuqezi, duke e emëruar menjëherë më pas si administrator të deleguar. Drejtuesi afrikanojugor ka qenë për nëntë vite tek Arsenali në Premier League, ku ka marrë vlerësime maksimale për mënyrën sesi i ka manaxhuar “Topçinjtë” e Londrës.

Gazidis do ta mbajë këtë detyrë të paktën deri më 30 qershor të vitit 2020. Do të jetë me efekt të plotë në këtë rol pas pak ditësh, pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet e reja statutore, siç ishte edhe zgjerimi i këshillimit administrativ nga 8 në 9 pjesëtarë.

“Jemi të lumtur me emërimin e Gazidis”, shkruhet në një komunikatë të Milanit.

“Kjo është shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë synime të rëndësishme që duan t’i arrijnë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...