Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ivan Rakitic tek Interi, jo thjesht një hipotezë

Transferimi i Ivan Rakiticit tek Interi nuk është më vetëm një hipotezë e merkatos. Zërat që vijnë nga Spanja bëhen më të ndjeshëm dhe sugjerojnë për nisjen e bisedimeve. Vetë “El Mundo Deportivo”, që është shumë pranë klubit katalan, zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe homologët e tyre zikaltër kanë diskutuar për detajet e presin thjesht firmën finale për kalimin e mesfushorit kroat në Serinë A. Bëhet fjalë për një marrëveshje që prej 50 milionë eurosh, as sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin.

Gjithsesi, deri në shtrëngimin e duarve duhet pritur përfundimi i sezonit, pasi Barcelona pret të luajë edhe finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

Rakitic ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça për të fituar Championsin. Tashmë ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse edhe mbërritja nga Ajaxi e Frenkie de Jog i zvogëlon hapësirat në formacion. Edhe marrëdhëniet me tifozërinë nuk janë më si më parë, pas dështimit në “Anfield”.

Tek Interi do të kishte një rol protagonisti përkrah bashkëkombësit të tij, Brozovic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...