Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Izair Emini stërvitet me Shkëndijen e Tetovës

Izair Emini në pritje për të gjetur një skuadër të re dhe me Kukësin, që pretendon se lojtari është ende nën kontratë, po stërvitet me skuadrën e Shkëndijës në Tetovë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë kuqezinjtë që kanë lajmëruar se tetovari në pritje për të marrë një vendim për të ardhmen e tij ka vendosur të stërvitet me ekipin e Shkëndijës, ku ka gjetur të hapur derën e klubit kuqezi.

Gjatë kësaj të hënë, Emini u stërvit për herë të parë me Shkëndijën, që po përgatitet  për startin e sezonit të ri të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe përballjen me Vardarin e Shkupit që do të luhet këtë fundjavë. Aktualisht Emini pretendon se kontrata e tij me Kukësin është e përfunduar, por verilindorët në krahun tjetër këmbngulin se futbollisti ka ende një marrëveshje me ta, pasi kontrata sipas një klauzole rinovohej automatikisht dhe pse në muajin qershor futbollisti përpara ndeshjeve të Champions League jepej si i larguar i sigurtë nga kampionët e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...