Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Izolohet futbolli europian, edhe Bundesliga drejt vendimit të ndeshjeve pa tifozë!

Futbolli elitar në shtetet më të mëdha të Europës po shkon drejt izolimit. Pas Serie A në Itali, Ligue 1 në Francë dhe disa ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, edhe Bundesliga mund të luhet me dyer të mbyllura gjatë javëve në vazhdim. Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit Christian Seifert ka deklaruar këtë të hënë se dëshira e të gjithëve është që ndeshjet e Bundesligas të luhen me tifozë, por koronavirusi tashmë ka mbrritur edhe në Gjermani dhe të gjitha gjasat që të merret vendimi për vazhdimin e kampionatit me ndeshje pa praninë e tifozëve.

“Të gjithë dëshirojmë vazhdimin e Bundesligës me stadiumet e mbushura si gjithmonë, por kjo është në pikëpyetje për momentin.Dëshirojmë të luajmë në prani të spektatorëve në ndeshjet e ardhshme, ama kjo nuk është një gjë shumë e mundshme. Sesa tifozë do të lejohen, gjithmonë nëse do të lejohen, mbetet për t’u vendosur nga autoritetet,” përfundoi Seifert.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...