Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Izrael-Skoci, kuqezinjtë duan “x”, Portugalia për të mbyllur llogaritë në Poloni

Shqipëria do të luajë të dielën në Beer Sheva sfidën e tretë të Nations League përballë Izraelit, rezultati i së cilës mbetet shumë i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në Grupin A të Ligës C. Mundësitë e formacionit të Panuccit për ta mbyllur grupin në vendin e parë do të varen edhe rezultatet e dy përballjeve mes Izraelit dhe Skocisë. E para do të luhet sonte, në orën 20:45, në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga në Supersport 3. Aktualisht, grupi kryesohet nga Skocia, që ka grumbulluar 3 pikë, aq sa Shqipëria, por ka mposhtur në përballjen direkte kuqezinjtë si dhe ka golaverazh më të mirë.

Shqipërisë, në fakt, i intereson që skocezët të mos fitojnë në këtë transfertë, me shpresën se në takimin e së dielës do të marrin rezultat pozitiv në Izrael, që të tentojnë vendin e parë në sfidën e fundit në Shqipëri me Skocinë.

Më mjaft interes pritet edhe përballja mes Polonisë dhe Portugalisë në Grupin 3 të Ligës B, aty ku bën pjesë edhe Italia. Nëse luzitanët arrijnë të triumfojnë në këtë transfertë, do të jetë shumë e vështirë për të kaltrit që t’u rrëmbejnë vendin e parë. Përfaqësuesja italiane është e interesuar që kjo ndeshje të përfundojë në barazim, që asnjë prej skuadrave të mos krijojë diferencë të ndjeshme në krye. Edhe kjo sfidë do të transmetohet në Supersport 5, në të njëjtin orar, 20:45.

Takimi tjetër që nuk do të mungojë në ekranin e Supersport është derbi i Ballkanit, Mali i Zi – Serbi, që i përket Grupit 4 të Ligës C. Dy përfaqësueset fqinje me njëra-tjetrën kryesojnë me nga 4 pikë, ndërsa Rumania, që ka barazuar me të dyja këto skuadra do të luajë në transfertë me Lituaninë.

Takimi i vetëm i mbrëmjes për Ligën B është ai mes Rusisë dhe Suedisë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...