Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ja çfarë po e pengon Iscon të transferohet në MLS

Isco Alarcón, pasi dështoi në minutën e fundit t’i bashkohej Unión Berlinit, nuk humb kohë dhe është duke u fokusuar te synimi i tij i radhës. Mesfushori andaluzian është ende pa skuadër dhe po përpiqet të gjejë një vend për të vazhduar futbollin. Duket se ka një opsion specifik që po e josh: largimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Një opsion që në pamje të parë duket tërheqës, por ka një pengesë “të lartë” për t’u kapërcyer: kufiri i lojtarëve të ekskluzivitetit që ka vendosur Liga.

Lojtarët e ekskluzivitetit kuptohen se janë ata që, për shkak të imazhit të tyre publik ose rëndësisë së tyre në skenën e futbollit, janë të përjashtuar nga respektimi i kufirit të pagave në MLS. Chicharito Hernández, Carlos Vela, Lorenzo Insigne ose Xherdan Shaqiri janë disa nga 62 lojtarët aktivë të ekskluzivitetit në ligën amerikane. Problemi është se kuota për këta futbollistë është e kufizuar dhe aktualisht është e plotë. Rrethanë që pengon transferimin e Iscos në kampionatin e Amerikës së Veriut. Të paktën tani për tani.

Përballë kësaj pengese, ish-lojtari i Real Madridit dhe Sevillas ka dy opsione. I pari, nënshkrimi i një kontratë të shkurtër me një klub deri në muajin qershor. Në këtë kuptim, ka interes nga Konyaspori në Turqi. Opsioni i dytë, më pak i dëshirueshëm nga ana e lojtarit, do të ishte të priste pa ekip deri në verë me shpresën se do të lirohet një vend për një lojtar ekskluziviteti në MLS.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...