Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ja cila është axhenda e ekipeve Kombëtare

Duke nisur nga data 21 gusht e në vijim, ekipet kombëtare të futbollit, nisin edhe fazat e tyre grumbulluese përgatitore për ndeshje zyrtare eleminatore, por edhe për takime miqësore të planifikuara më parë. Një program shumë i ngjeshur i skuadrave kombëtare të futbollit të të gjitha niveleve, të cilat vazhdojnë me fazat e tyre grumbulluese, në një kohë që Kombëtarja A dhe ajo U-21 kanë takimet zyrtare eleminatore. Kështu, Kombëtarja A, do të nisë grumbullimin në Tiranë në datë 28 gusht nën drejtimin e trajnerit të ri, Kristian Panuçi, për ndeshjet eleminatore ndaj Lihtenshtejnit (2 shtator), dhe Maqedonisë (5 shtator). Ndërsa, skuadra kombëtare U-21 e Alban Bushit do të startojë njëkohësisht edhe ajo, periudhën përgatitore, pasi do të luajë dy transfertat e para në grup, kundër Irlandës së Veriut dhe Islandës.

Më poshtë do të gjeni edhe programin e plotë i të gjitha ekipeve kombëtare në këtë periudhë:

 

Kombëtarja “A”

Grumbullimi nis në datë 28 Gusht 2017 – 06 Shtator 2017.

Ndeshja zyrtare Shqipëri – Liechtenstein, datë 02 Shtator 2017,

ora: 18:00 (Elbasan), si dhe transferta në Maqedoni, dt.05 Shtator 2017, ora: 20:45, Maqedoni-Shqipëri.

 

Kombëtarja U-21

Grumbullimi nis në datë 28 Gusht 2017 – 06 Shtator 2017.

Ndeshja zyrtare eleminatore në grup: Irlandë e Veriut – Shqipëri, datë 31 Gusht 2017, ora: 20:30, stadiumi “Mourneview Park” Lurgan/ Irlandë e Veriut.

Ndeshja e dytë zyrtare eleminatore, Islandë – Shqipëri, datë 04 shtator 2017, ora: 17:00 në stadiumin “Vikingsvollur” Reykjavik/ Islandë.

 

Kombëtarja U-19 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 20 Gusht 2017 – 01 Shtator 2017.

Në datë 30 gusht, ora 17.00 do të luhet ndeshja miqësore

Shqiperi – Gjeorgji, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier.

Dhe po kundër Gjeorgjisë, por më datë 1 shtator do të luhet, po në Fier edhe ndeshja e dytë miqësore me Gjeorgjinë.

 

Kombëtarja U-17 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 25 Gusht 2017 – 02 Shtator 2017.

Dhe në datë 2 shtator skuadra niset për turneun miqësor në Kazakistan në periudhën: 03-09 Shtator 2017.

 

Kombëtarja U-16 Meshkuj

Gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit është parashikuar edhe një fazë grumbullimi me lojtarë që i përkasin grupmoshës U-16, nën drejtimin e trajnerit Mustedanagiç. Kjo fazë përgatitore do të zhvillohet në periudhën 21 Gusht 2017 – 24 Gusht 2017.

 

Kombëtarja U-15 Meshkuj

Grumbullimi nis në periudhën 25 – 30 Shtator 2017. Në datë 28 shtator është planifikuar një takim miqësor në transfertë mes ekipit tonë kombëtar dhe Malit të Zi. Dhe në datë 30 Shtator 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër luhet sërish miqësorja e dytë, Shqipëri-Mali i Zi.

 

Kombëtarja A/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 11-19 Shtator  2017.

Ndeshja zyrtare Shqipëri – Zvicër, datë 15 Shtator 2017, ora: 17:00 në  “Elbasan Arena”, Elbasan.

Ndeshja zyrtare Bjellorusi – Shqipëri, datë 19 Shtator 2017, në stadiumin e “FC Minsk”, në Minsk të Bjellorusisë.

 

Kombëtarja U-19/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 27 -31 Gusht 2017.

Ndeshje miqësore Shqipëri – Bosnjë, në Tiranë në datë 29 Gusht 2017, ora 19:00, dhe po sërish kundër Bosnjes, miqësorja e dytë në datën 31 gusht, sërish në kryeqytet.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...