Shkon në 17 numri i përfaqësueseve që kanë prerë biletën për finalet e “Russi 2018”, nga 32 që është numri i përgjithshëm i skuadrave pjesëmarrëse në këtë evenet shumë të rëndësishëm të futbollit. Mbrëmjen e kësaj të marte do të zbulohen edhe dy të kualifikuara nga zona europiane, ndërsa në orët e para të së mërkurës do të mësohen edhe tre emra të tjerë nga Amerika e Jugut.
Aktualisht skuadrat e kualifikuara në “Rusi 2018” janë:
Europa: Russia (vendi organizator), Belgjika, Gjermania, Anglia, Polonia, Spanja, Islanda dhe Serbia.
Amerika e Jugut: Brazili.
Azia: Irani, Japonia, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite.
Afrika: Nigeria dhe Egjipti.
