Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ja cilat janë akademitë që kanë prodhuar super-talente

Gjatë këtyre viteve historia e futbollit ka nxjerrë shumë talente, figura karizmatike dhe jo, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e plotë të këtij sporti: duke kaluar nga Maradona deri te Messi sot, nga Rogerio Ceni i çmendur tek muri i pakalueshëm Neuer. Këta dhe emra të tjerë të mëdhenj kanë shkruar historinë e klubeve për të cilat kanë luajtur, por falë kujt? Ku janë zhvilluar? Ne po ju paraqesim disa nga akademitë më të mëdha sportive në botë, që kanë meritat për lindjen, në kuptimin sportiv, të disa prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur në shekullin e fundit.

Akademia e Southampton

Filozofia e “Saints Academy” është: “Vizioni ynë akademik është të krijojmë një ekip të parë, ku vit pas viti, 50%  të vijnë nga Akademia, që do jenë lojtarë të klasit botëror ashtu si në fushë, dhe jashtë saj, të aftë për të përballuar presionin, sidomos në kompeticionet europiane “.Në qendrën stërvitore të Southampton, Saints Soccer School, kanë hedhur “hapat e parë” lojtarë si Alan Shearer, Gareth Bale, Theo Walcott, Alex Chamberlain, Adam Lallana dhe, së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm, “Le God” Matthew Le Tissier (443 ndeshje dhe 162 gola).

Rezervat dhe Akademia e Olympique Lyon

E vlerësuar në vitet e fundit si “Akademia më e mirë në këto 10 vjet”, OL  ka meritën e rritjes dhe pjekurisë të lojtarëve si Karim Benzema, Hatem Ben Arfa, Ludovic Giuly, Alexandre Lacazette , Nabil Fekir, Frèdèric Kanouté.

La Fàbrica (Real Madrid)

Pranë Madridit, pikërisht në zonën urbane të Valdebebas, në vitin 2005 u përurua “Ciudad Real Madrid”, që kushtoi rreth 100 milionë euro, duke u bërë kështu qendra sportive e Galacticos, nga skuadra e parë deri tek fëmijët.  Përpara inaugurimit, në vitet e fundit, La Fàbrica e Realit ka prodhuar shumë të rinj të talentuar:  Në vitet ’80 Real Madridi fitoi La Lìga 5 herë rresht, dy herë Kupën UEFA (sot Europa League) dhe arriti 3 herë në gjysmëfinalen e Champions League, të gjitha këto arritje me një grup lojtarësh që vinin kryesisht nga Fàbrica. Lojtarë si Iker Casillas , Santiago Canizares, Josè Maria Gutièrrez (Guti), Juan Mata, Josè Maria Callejon, Samuel Eto’o dhe Emilio Butragueño.

Akademia e Atletico Madrid

Motoja e Akademisë së Atletico Madrid është “Akademia është vendi ku lindin ëndrrat”. Gjatë kalimit të  viteve kemi qenë dëshmitarë se si realizoheshin ëndrrat e Fernando Torres, pastaj të portierit David de Gea dhe, më vonë, kapitenit të Madridit, Raul, dhe viteve të fundit të Gabriel Fernàndez (Gabi), Jorge Koke dhe Alvaro Morata.

Spfc Edmonton (Sao Paulo)

“Futbolli brazilian tani është më afër teje”. Ky është slogani që përdoret nga Sao Paulos për të tërhequr talente të reja, akademi e cila ka punuar për vite me radhë, në zbulimin e talenteve të reja në mënyrë që ti eksportojë ato në të gjithë botën, ashtu siç bënë me Ricardo Kaka, Lucas Moura, Casemiron e talentuar të Real Madridit dhe me Rogerio Cenin, i cili ka realizuar 129 gola në ndeshjet zyrtare, jo keq për një portier.

Santos Futebol Clube (Akademia e Santos)

“Këtu ka lindur futbolli”. Një slogan mburrës, por i sinqertë, thjesht mendoni se kush ka luajtur me këto ngjyra në vitet ’60 dhe ’70: Pelé. Përkundër kësaj, ai nuk e nisi karrierën në këtë akademi. Në këtë kontekst, ne mund të gjejmë emra Diego ish-lojtari i Juventus, Robinho i Madridit, ish-lojtari i Milanit Alex, mesfushori i Sevillas, Ganso, talenti Neymar dhe në fund Gabriel Barbosa (Gabigol), i cili po shpërthen qëkur u rikthye në Brazil, pas aventurës evropiane të dështuar, ku aktivizua me Interin dhe Benfican.

Asociacion Atletica Argentinos Juniors (Akademia e Argentinos Juniors)

Ekip që është i vështirë të shqiptohet, por është një superfuqi e vërtetë për talentet. Mjafton të përmendim faktin së këtu është aktivizuar, ai që stadiumi mban emrin e tij: Diego Armando Maradona. Së bashku me të, janë zhvilluar lojtarë si Juan Romàn Riquelme, Juan Pablo Sorìn, Interisti Esteban Cambiasso, mbrojtësi aktual Stuttgart Emiliano Insùa dhe argjentinasi Lucas Biglia.

Inf Clairefontaine (Qendra Kombëtare Teknike Franceze)

Këtë herë nuk po flasim për një klub të vërtetë, por për qendrën kombëtare teknike të Francës, e specializuar në rritjen dhe trajnimin e futbollistëve të rinj dhe premtues francezë. Qendra Kombëtare e Trajnimit, e vendosur rreth 50 km nga Parisi, ka stërvitur dhe prodhuar lojtarë si Thierry Henry, Nicolas Anelka, Kylian Mbappe, Louis Saha , Matuidi dhe Medhi Benatia.

La Escuela de Futbol Plaza River (River Plate)

Me qëllimin fisnik e të ndërtuarit sa më shumë “Escuelas” në të gjithë botën, River Plate mund të mburret me të drejtë se ka nxjerrë talente si Hernan Krespo, Gonzalo Higuain, Pablo Aimar, Javier Saviola, Radamel Falcao dhe Javier Mascheranon.

Akademia e Manchester United

Edhe pse këto vitet e fundit nuk kanë qenë pozitive, me përjashtim të fitores së Europa League në vitin 2017, akademia e Manchester United ka prodhuar talente me shumicë, ku ja vlen të përmendim David Beckham, Paul Scholes, Gary Neville, Darren Fletcher, kapitenin historik Ryan Giggs dhe lojtarin e momentit Marcus Rashford.

Akademia e Milanit

Klubi i lavdishëm italian, kampion absolut në Europë, por jo vetëm kaq, ka patur kulmin e suksesit në vitet 80 dhe 90, atëherë kur edhe akademia nuk ishte “edhe aq keq”. Ka prodhuar talente si Paolo Maldini dhe Franco Baresi, para së gjithash, pastaj Billy Costacurtan, Demetrio Albertinin . Në vitet e fundit mund të jenë të kënaqur për punën e bërë me Donnarumman, i cili në perspektivë shihet si një nga portierët më të mirë në botë, por me Pierre-Emerick Aubameyang kanë gabuar: pasi e kanë rritur, por e kanë lejuar të largohet.

Akademia e Bayern Munich

Gradualisht atje në Munich, në vitet e fundit, edhe Bayern kërkon të renditet në mesin e klubeve që prodhon talente, dhe po ja arrin: përmendim Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Mats Hummels, Thomas Muller, Toni Kroos dhe David Alaba.

Knappenschmiede (Schalke 04)

Ajo që mund të duket si një ofendim drejtuar armikut më të keq, është në fakt mënyra se si identifikohet akademia e Schalke 04. Edhe ata, si Bayern Munich, janë “rishtar” kur është fjala për të zbuluar talente, dhe po ja arrijnë pasi, shumë klube janë gati të paguajnë shifra të mëdha në mënyrë që të kenë në dispozicion lojtarë si Benedikt Höwedes, Manuel Neuer, Julian Draxler dhe Mesut Ozil.

Akademia e Sporting

Në Portugali do të mbahet mend gjithmonë, si akademia që ka qenë në gjendje të zbulojë një talent si Cristiano Ronaldo.  Por ndoshta jo të gjithë e dinë se për vite me radhë, në Portugali, bëhet një punë kolosale duke bërë maksimumin për të zbuluar talente të tillë. Le të përmendim Luis Figon, Ricardo Quaresman, Luis Carlos “Nani”, Simao Sabrosan dhe Joao Moutinhon.

Akademia e Ajax

Është i njohur fakti që akademia holandeze, është një nga akademitë më të famshme në botë, një shembull për të gjitha klubet. Gjithashtu dihet për përvojën dhjetëvjeçare që klubi ka në përkujdesjen e talenteve, duke filluar nga edukimi dhe duke përfunduar te futbolli. Nga kjo “çerdhe” kanë dalë njerëz si Johan Cruyff, Marko van Basten, Denis Bergkamp, ​​Clarence Seedorf, Wesley Sneijder, Edgar Davids dhe Patrick Kluivert: lojtarë, këto, njëri më i mirë se tjetri.

La Masia (Barcelona)

E ndërtuar në vitin 1702 pranë Camp Nou, u rinovua në vitin 1979 me synimin për të pritur lojtarët e rinj që janë përzgjedhur për t’u përshtatur me një stil të veçantë të lojës, që në vitet e fundit është një nga gurët kryesorë të futbollit modern: Tiki-Taka . Pastaj përsëri, në qershor 2011, një tjetër Masia 6000 metra katrore u ndërtua në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Ajo që dihet me siguri është se mes atyre mureve, të rinovuara, kanë kaluar kampionë si Lionel Messi, para së gjithash, pastaj Xavi, Carles Puyol, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Gerard Piqué.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...