Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ja kush është Molde, rivali i radhës i Laçit në E.League

Pasi kaloi një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh tashmë Laçi i Besnik Prengës duhet t’i bëjë llogaritë me Molden në turin e dytë të Europa League. Bëhet fjalë për një skuadër me një buxhet më të vogël se ekipi qipriot por që ka histori më të madhe se Anorthosis Famagusta. Molde ka fituar 3 herë kampionatin dhe 4 herë kupën në Norvegji ndërsa aktualisht ka në stol një legjendë të futbollit të këtij vendi, ish sulmuesin e Manchester United Ole Gunnar-Solskjaer të cilin të gjithë shqiptarët e kujtojnë për atë gol në sekondat e fundit që i dha trofeun Manchester United në finalen e Champions League të vitit 1999 ndaj Bayern Munich. Molde është në aktivitet e sipër dhe po zhvillon një sezon shumë të mirë pasi pas 16 javësh pozicionohet në vendin e 3-të të kampionatit norvegjez 6 pikë pas kryesueseve të Brann Bergen. Kështu që shkalla e vështirësisë këtë herë do të jetë më e madhe për Laçin pasi do të sfidojë një skuadër që ka një gjëndje fizike shumë herë më optimale se kurbinasit. Molde në historinë e saj në Kupat e Europës ka marrë 2 herë pjesë në grupet e Europa League dhe 1 herë në grupet e Champions League. Madje në sezonin 2015-2016 që shënon edhe pjesëmarrjen e saj të fundit në Europë, u eliminua në raundin e 1/16 të Europa League nga Sevilla që më pas fitoi trofeun, me Molden që ia doli të kualifikohej në të njëjtin grup me skuadra të mëdha si Ajax, Fenerbahce e Celtic duke rezultuar surpriza e madhe e atij edicioni. 2 sezonet e fundit Molde nuk arritur të kualifikohet për në kompeticionet europiane megjithatë këtë vit synon të shkojë larg, por mbetet për tu parë se cila do të jetë kundërpërgjigjia e Laçit pasi ndaj modestëve nga Irlanda e Veriut, Gleanavon, skuadra norvegjeze pavarsisht rezultatit të përgjithshëm hasi jo pak vështirësi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...