Featured

Ja kush janë më të paguarit te Barcelona, që rëndojnë arkat klubit

Barcelona vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave, që do të bënte të mundur blerjen e futbollistëve të tjerë, duke respektuar “fair Play”-n. Mediet në Spanjë kanë zbuluar pagat e futbollistëve më të paguar të klubit “blaugrana”, të cilën e ngarkojnë më shumë bilancin e klubit.

Kryesion Gerard Pique, me pagë bruto 28 milionë euro, më pas vjen Sergi Busqets me 23 milionë. Pagë të njëjtë kanë Jordi Alba dhe Samuel Umtiti, nga 20 milionë euro në vit. Portieri gjerman, Ter Stegen, paguhet 14 milionë euro bruto në sezon, më pas renditen Dembele dhe Sergi Roberto me nga 12 milionë secili.

Coutinho, që u transferua te Aston Villa, në Premier League, përfitonte 16 milionë euro në vit. Barcelona shpreson të kursejë para nga shitja e Umtitisë, por mund të arkëtojë edhe nga kartoni i Dembelesë, sigurisht nëse vendos ta shesë gjatë janarit, për të shmangur largimin me parametër zero në fundit të sezonit, pasi francez duket se nuk ka ndërmend të pranojë rinovimin e kontratës me ulje page.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency