Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ja pse te Reali i gëzohen fitores së Barçës me Tottenhamin

Fitorja e Barcelonës (2-4) në “Wembley” me Tottenham Hotspur ka gëzuar presidentin e Realit të Maddridit, Florentino Perez. Mund të duket pa kuptim, por analiza që bën “El Mundo Deportivo” të bën ta besosh. Skuadra londineze pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Championsit, pas disfatës me përmbysje ndaj Interit në “San Siro”.

Kjo do të thotë se mundësitë për të kaluar në fazën tjetër janë minimizuar (Barça dhe Interi kryesojnë më pikë të plota, 6), kështu që ekipi i Pochettinos duhet të përgatitet për një tronditje të madhe si në aspektin sportiv dhe në atë financiar. Në këto kushte, drejtuesit e klubit do të kenë më shumë presion për të shitur “yjet” e skuadrës, veçanërisht sulmuesin Harry Kane, i cili është objektiv parësor i Realit të Madridit për sulmin.

Perez, nëse Tottenham nuk do të arrijë të jetë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Europës, pritet të paraqesë një ofertë që në merkaton e janarit për sulmuesin kryesor Spurs-ave dhe të “Tre Luanëve”. Ndryshimet e fundit në rregulloren e FIFA-s, nuk e pengojnë 25-vjeçarin të kontribuojë në Champions edhe me një skuadër të re pas janarit.

Në fakt, Harry Kane, vetëm 4 muaj më parë, vendosi të rinovonte kontratën me Tottenhamin deri më 30 qershor të vitit 2024, me një pagë 200 mijë paundë në javë, por në futboll asgjë është e sigurt. Edhe për Gareth Bale dhe Luka Modric presidenti Daniel Levy këmbëngulte se ishin të pashitshëm, por prej vitesh uellsiani dhe kroati janë pjesë të Realit. Më një ofertë të çmendur prej 200 milionë eurosh, gjithçka mund të ndodhë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...