Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ja pse u largua Gattuso, zbulohet plani i ri i Milanit, që bën me dhimbje “koke” tifozët!

Gennaro Gattuso komunikoi këtë të martë largimin nga stoli i Milanit pas 18 muajsh në pritje të komunikatës zyrtare të klubit që do të vijë në orët e ardhshme. Por zgjidhja me konsensus e kontratës së Gattusos nuk ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta në këtë sezon pasi vetë trajneri ashtu si edhe administratori i deleguar Ivan Gazidis shpesh kanë deklaruar se vendi i 5-të në këtë sezon nuk mund të konsiderohet një dështim për Milanin. Mediat italiane kanë zbuluar disa nga arsyet e largimit të Gattusos që vinë edhe si një shuplakë për tifozët kuqezinj.

Gazidis i ka bërë të ditur Gattusos se Milani i sezonit të ri do të jetë një skuadër shumë më e re në moshë se kjo aktualja, do të afrohen vetëm lojtar të rinj të cilët mund të blihen lirë dhe më pas mund të shiten shtrenjtë. Me pak fjalë shpenzime madhore nuk do të ketë ndërsa mosha mesatare e skuadrës do të ulet ndjeshëm ndërsa do të largohen një pjesë e madhe e lojtarëve me eksperiencë dhe të mëdhenj në moshë. Synimi i vetëm është kthimi i klubit në shinat e kërkuara nga UEFA në aspektin financiar. Më pas, kur të kalojë kriza me UEFA-n, klubi mund të shitet, një sinjal i qartë se projekti i pronarëve amerikanë nuk është i fokusuar te sukseset sportive. Lamtumira e mesfushorit francez Bakayoko i cili nuk do të blihet nga Chelsea pasi kartoni i tij kushton 35 milionë euro është sinjali i parë se Milani i sezonit të ardhshëm do të reduktojë shumë shpenzimet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...