Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ja rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës

Liga e Kombeve të Europës që do të nisë në shtator 2018 dhe që në fund të saj 4 ekipe europiane do shkojnë direkt në finalet e Euro 2020 pa pasur nevojë më pas të bëjnë eliminatore ka filluar të marrë formë dhe Shqipëria ka mësuar pothuaj zyrtarisht se në cilin divizion të Europës do jetë dhe kë kundërshtarë do ketë. Europa do ndahet në 4 zona sipas forcës dhe Shqipëria për momentin gjendet në zonën e tretë. Matematika thotë që duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura eliminatore që Shqipëria të kalojë në vazon e dytë, kësisoj duhet të konkurrojë me skuadra të përafërta me nivelin e saj aktual në Europë. Një llogaritje e vazove në zonën e tretë thotë që Shqipëria do ketë kundërshtarë të mundshëm një prej Rumanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Sllovenisë, ndërkohë që në letër skuadra më të dobta do jenë Iraeli, Norvegji, Bullgaria, Lituania ose Estonia. Mes këtyre kundërshtarëve do formohet grupi i Shqipërisë dhe në rast se Shqipëria zë vën vendin e parë në grup do luajë cerekfinale e më pas gjysëmfinale dhe finale me kundërshtarë që vijnë piëkrisht nga grupet e kësaj zone dhe këtyre kundërshtarëve. 15 ekipe në total që përbëjnë këtë sezon do nxjerrin në fund të kësaj Lige vetëm një fitues, dhe ky fitues që me shumë dëshirë do donim të ishte Shqipëria do luajë eliminatore vetëm miqësore sepse do siguronte një biletë automatikisht për europian.

Lajme të mira ndërkohë vijnë nga Kosova. Përfaqësuesja tjetër shqiptare gjendet në zonën e katërt të Europës dhe kundërshtarët më të fortë janë Bjellorusia Azerbaxhan, Armeni dhe Gjeorgjia. Të tjerët Kazakistan, Lihteshtejn, Andorë apo San Marino. Kosova pavarësisht rezultateve negative ka një bindje se e ka potencialin që në ligën e kombeve të jetë konkurrues dhe në grupin e këtyre skuadrave të tentojë deri në fundt ë dalë në vend të parë.

Liga e Kombeve është një risi dhe eksluzivitet transmetimi i Digitalb, do përfshijë gjithë europën, do t’i vërë përballë shtetet sipas forcës dhe do evitojë miqësoret që janë shndërruar në të mërzitshme.  Në fund 4 fitues që do dalin nga kjo ligë do ti bashkohen dhe 20 fituesit të eliminatoreve që do të fillojë fill pas përfundimit të ligës së kampioneve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...