Analizë

Ja si marketingu shtyn blerjet “anormale” të “yjeve” të futbollit

Vitet e fundit, merkatoja e futbollistëve është “çmendur”, me shifra të paimagjinueshme më parë për transferimet e futbollistëve. Me të drejtë lind pyetja: A e justifikon një lojtar çmimin prej qindra milionë euro? Si arrijnë klubet të ndryshme ta kthejnë mbrapsht një investim që mund të jetë rrënues për financat?

“Yje” si Cristiano Ronaldo, i cili luan tek Juventusi, apo Neymar te Paris Saint-Germain, kanë një ndikim të rëndësishëm tek të ardhurat e vetë klubeve.

Agjencia e vlerësimeve DBRS, e bindur për këtë, i ka kushtuar një studim të ardhurave tregtare të klubeve të futbollit, duke analizuar në veçanti ndikimin e transferimeve të “yjeve” me famë botërore në të ardhurat komerciale.

Sipas DBRS, të ardhurat tregtare që gjenerohen nga sponsorizimet, partneriteti, të drejtat që lidhen me stadiumet, janë thelbësore për klubet, deri në pikën sa kërkojnë të blejnë lojtarë “me potencial të madh tregtar” si Cristiano Ronaldo dhe Neymar, të cilët gjenerojnë përfitime që shkojnë përtej meritave apo fitoreve sportive.

Analistët e DBRS theksojnë se, falë blerjes së Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, ndjekja në rrjetet sociale e klubit francez PSG u rrit me 30%, ndërsa shitjet me 78%.

Falë popullaritetit të Neymar, PSG ka nënshkruar marrëveshje sponsorizuese të reja dhe fitimprurëse, me vlerë miliona euro në vit me Unibet dhe Renault.

Në Azi, aty ku fama e Neymar e kapërcen atë të klubit, PSG njoftoi një marrëveshje prej 20 milionë eurosh për tre vjet me agjencinë sportive të marketingut Desports për të shfrytëzuar popullaritetin në rritje të klubit në kontinent.

Në një mjedis, ku tifozët, në veçanti në tregjet aziatike, janë shpesh më pak të lidhur me një klub të vetëm, por më shumë pas “yjeve” të futbollit, tërheqja e kontratave të reja spornsorizuese, kur në ekip ka “yje” si Neymar dhe CR7, është e qartë.

“Nëse Ronaldo, i cili ka 332 milionë ndjekës në rrjetet sociale (122 milionë në Facebook) do të ishte një ekip, qarkullimi i tij do të ishte më i madh se i shumë klubeve në Serinë A” – lexohet në raport.

Gjatë kohës kur CR7 luante me Real Madridin, thekson raporti, vlera e klubit, sipas të dhënave të Forbes, është rritur nga 1,353 miliardë në vitin 2009 në 3,48 miliardë në qershor 2018. Nënshkrimi me Juventusin, thonë analistët e DBRS, është një lëvizje për të ndihmuar klubin të arrijë një nivel më të lartë nga pikëpamja tregtare.

Pas transferimit të lojtarit portugez te klubi italian, Juventus është klasifikuar në vend të parë për reagimet në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë është rritur shikueshmëria në kanalin YouTube të Juventus, nga 3.07 milionë në qershor në 36.3 milionë në korrik.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top