Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ja si u manipulua ndeshja që i siguroi Championsin Valencias

Skandali i trukimeve në futbollin spanjoll, i shpërthyer ditët e fundit, ka prekur edhe Valencian, aq sa u diskutua edhe për mospjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasi ndeshja e javës së fundit të La Ligas, e fituar nga kjo skuadër 0-2 në fushën e Valladolidit rezulton të jetë e manipuluar.

Kjo vërtetohet veçanërisht nga një telefonatë mes Carlos Arandas, një prej të hetuarve, me një mikun e tij. Ish-futbollisti, thotë tekstualisht: “Janë shtatë lojtarë të korruptuar, jo më shumë. Valencia do të fitojë si në pjesën e parë dhe në të dytën, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.”

Goli i parë u shënua 10 minuta para pushimit mes pjesëve, falë një gabimi të Kiko Olivas që i dha mundësi sulmuesit Soler të shënonte. Goli i dytë u shënua pak minuta pasi nisi pjesa e dytë falë një gafe të portierit Yoel Rodriguez. Dy episode mjaft të dyshimta që bënë që të shpërthente alarmi, pasi nga fluksi i parave kjo ndeshje i konsiderua anormale.

Përveç Arandas, “koka” tjetër e hartimit të planit është ish-futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo. Trukimi është bërë i mundur falë ndihmës vendimtare të kapitenit të Valladolidit, Borja Fernandez, i cili u tërhoq nga futbolli me përfundimin e sezonit. Mësohet se 38-vjeçari ka pranuar të ndërhyjë për fiksimin e rezultatit për një shumë të caktuar parash.

Takimi mes këtyre tre personazheve është mbajtur në një bar që ishte në pronësi të Fernandezit, i cili më pas ka futur në valle disa shokë të skuadrës pas një takimi tjetër të zhvilluar në shtëpinë e Keko-s (futbollist i Valladolidit).

Gjatë bisedës së përgjuar, flitet për një pagesë 50 000 euro. Nga provat e siguruara deri tani, nuk ka të dhëna për përfshirjen e futbollistëve të Valencias, që do të thotë se skuadra valenciane nuk rrezikon asgjë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...