Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ja si vjen Turqia kryesuese, çelësi për kuqezinjtë mund jetë mbrojtja

Nuk është Turqia e Hasan Sas, që në 2002 realizonte arritjen më të madhe në historinë e kësaj skuadre, duke shkuar deri në gjysmëfinale, ku eliminohej nga Brazili, që fitonte Kupën e Botës dhe sërish hakmerreshin duke eliminuar Ronaldon e Ronaldinjon me shokë në Kupën e Konfederatave, por mbetet Turqia e Senol Gynes, të njëjtit trajner që është rikthyer në stolin për këtë fushate eliminatoresh dhe qëndron si kundërshtar përballë Shqipërisë këtë të Premte. Nuk ka Hasan Sas, Rustu e Hakan Sukur, por ka Calhanoglu, Demiral, Burak Yilmaz,  Emre Belezoglu e Cengiz Under, që këtë ndeshje do të mungojë.

Kryesues të Grupit H me 15 pikë, në 6 ndeshje 14 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar, mbrojtja më e mirë e grupit. T’u shënosh nuk do të jetë e lehtë, mjaft të kujtosh se kanë ruajtur portën të paprekur në 5 nga 6 ndeshjet e luajtura, ku përfshihet edhe fitorja 2-0 ndaj Francës, kampione e Botës. Megjithatë, nuk janë të pamposhtur, Islanda, kundërshtari që Shqipëria e mundi 4-2 i ka mposhtur 1-0, ndërsa ndaj Andorrës fituan minimalisht 1-0, me golin që u shënua vetëm në minutën e 89’, që do të thotë se një mbrojtje e mirorganizuar mund t’u rezistojë.

Pa dyshim që do të përpiqen të shfrytëzojnë në maksimum avantazhin e faktorit fushë dhe turmën e tyre në stadium, edhe pse iu vlen dhe barazimi, do të përpiqen ta fitojnë, por edhe Shqipëria në këtë ndeshje luan shanset e saj për t’u kualifikuar dhe futur në luftën për kreun. Në futboll, dihet, edhe shanset e pakta bëjnë ndeshje të mëdha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...