Kampionati shqiptar ka treguar në vitet e fundit se mund të prodhojë jo vetëm garë të fortë, por edhe merkato të fuqishme në dalje. Skënderbeu ishte skuadra që pati një strategji të qartë, duke shitur futbollistë si Peter Olainka dhe Bernard Berisha. Në edicionin që sapo lamë pas nuk ishin vetëm korcarët që përfituan në merkato, edhe pse transferimi i Liridon Latifit tek Akademia Puskas ishte për një shifër rekord prej 1 milion eurosh. Tirana edhe pse ra nga kategoria pati disa lëvozje të mira në dalje, ku Merveille Ndockyt u transferua në Spanjë tek Getafe për vlerën e 400 minjë eurove. Bardheblutë përfituan edhe nga shitja e Reuben Acquah si dhe transferimi i Berishës tek Levante. Një tjetër skuadër që përfitoi në këtë periudhë merkatoje është Partizani, që në arkat e klubit futi 200 mijë euro nga transferimi i Ylber Ramadanit në Danimarkë.
Duket se klubet kanë nisur të kuptojnë se transferimet e futbollistëve në klube më të mëdha janë një zë i rëndësishëm për financat e tyre. Sezoni i ri mund të sjellë në vitrinë emra të tjerë të rinjsh që presin për të shëprthyer. Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj pritet të jenë dy yjet e kampionatit të ardhshëm, por një tjetër lojtar që mund të shpërthejë është beratasi Myrto Uzuni që këtë vit do të luajë për fanellën e Lacit. Edhe në Korcë i kanë strategjitë e qarta, teksa Bakary Nimaga është një emër që lakohet në cdo periudhë merkatoje për një transferim në kampionate më të forta.
