Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Jam gati të firmos”, titullari i Argjentinës dëshiron kalimin në Serie A

Alexis Mac Allister fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, teksa shpreson të vijojë karrierën në Serie A. Juventusi ka shprehur interesim konkret për mesfushorin e lindur në Santa Rosa, i cili ka kontratë me Brighton deri në vitin 2025.

Max Allegri ka mbetur i impresionuar nga Botërori i 24-vjeçarit dhe shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion për t’i dhuruar një fanellë titullari në mesfushën e “Zonjës së vjetër”, repart ku pritet të largohen Rabiot dhe McKennie.

GDS shkruan se Mac Allister i pëlqen ideja për t’u transferuar te rekordmenët e futbollit italian, mjafton që oferta e Juventusit të bindë drejtuesit e Brightobn për ta lënë të lirë.

Mesfushori, i cili shënoi gol ndaj Polonisë dhe dhuroi asistin e golit të Di Marias në finalen e Kupës së Botës përballë Francës, vlerësohet për momentin rreth 45 milionë euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...