Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Jam gati të shkoj me makinë në Francë”, Tuchel karikon Chelsea

Thomas Tuchel tenton të mbajë lart moralin te Chelsea, edhe pse atmosfera te kampionët e Europës nuk është aspak e mirë. Dyshime dhe pasiguri janë krijuar pas sanksioneve kundrejt Roman Abramovich.

Qeveria britanike ka ngrirë asetet e presidentit rus të klubit londinez për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin. Shitja e Chelsea është bllokuar dhe klubi nuk mund të bëjë blerje apo shitje lojtarësh.

“Blutë e Londrës” do të luajnë të mërkurën takimin e kthimit të raundit të 1/8-ve në Champions League kundër Lille. Chelsea fitoi 2-0 në “Stamford Bridge”, rezultat që do tentojë ta ruajë në Francë.

Një gjerman si Tuchel nuk dorëzohet në këtë moment të vështirë, teksa karikon lojtarët e tij para ndeshjes së rëndësishme. “Nëse disa vite më parë do të më pyesnin se çfarë do të isha i gatshëm të bëja për një ndeshje të Champions League, do të përgjigjesha: çdo gjë.

Sipas informacionit tim të fundit, ne do të fluturojmë me avion drejt Francës. Nëse nuk ndodh do të shkojmë me tren, përndryshe me autobus. Jam gati të ngas vetë një makine me shtatë ulëse.

Jam gati ta bëj, do e bëj, shënojini këtë fjalë që po them. A do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm? As mos kini dyshime. Ne po ndjekim atë që po ndodh çdo ditë, pasi mund të ketë ndryshime”, deklaroi Tuchel.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...