Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Jam i lidhur shpirtërisht me Tetovën”, Shkëndija rinovon me “luftëtarin” e mesfushës

Bruno Dita nuk lëviz nga Shkëndija. Mesfushori shkatërrues u transferua në Tetovë në verën e vitit 2020, duke fituar titullin kampion në sezonin e parë me kuqezinjtë.

29-vjeçari nga Tirana ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit shqiptar që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me kontratën e re.

Dita ka firmosur deri në vitin 2024 me Shkëndijën, teksa u shpreh i lumtur që do të vazhdojë të japë kontributin e tij në klubin e njohur.

Jam shumë i lumtur që sot nënshkrova kontratë të re me Shkëndijën dhe që do të vazhdoj edhe për dy vite tjera të mbaj fanellën kuqezi. Falënderoj drejtuesit e klubit që mundësuan vazhdimin e kontratës, por ka qenë edhe dëshirë e imja që të vazhdoj të jem pjesë e Shkëndijës.

Posaçërisht më vjen mirë që do të vazhdoj qëndrimin në qytetin e Tetovës sepse e ndjej që jam lidhur edhe shpirtërisht me Tetovën.

Në Shkëndijë kemi formuar një grup të mirë dhe jam i bindur se në periudhën në vazhdim do të shënojmë sukseset e radhës me Shkëndijën, ndërsa unë premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë”, theksoi Dita.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...