Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Jam i mpirë, ndër ditët më të hidhura të jetës”, trishtim në kampin austriak

Austria bëri mjaft mirë në këtë Europian, por rrugëtimi i skuadrës kombëtare të drejtuar nga Ralf Rangnick u mbyll në raundin e 1/8-ve pas humbjes 1-2 përballë Turqisë.

Trishtim i madh në kampin austriak, diçka që theksohet edhe nga fjalët e Christoph Baumgartner, i cili e cilësoi mbrëmjen e së martës si një ndër momentet më të vështira të jetës.

Është një nga ditët më të trishta të jetës sime. Është vërtet e vështirë të gjesh fjalët e duhura… Donim ta fitonim këtë ndeshje, dhamë gjithçka kishim, por në fund nuk mjaftoi. Është vërtet një ditë e trishtuar për ne.

Lexo edhe:

Presingu ynë nuk ishte aq i mirë dhe pësuam gola nga goditjet standarde. Ishim pa fat, por ne reaguam. Kemi karakter, nuk dorëzohemi kurrë. Në fund patëm disa mundësi të shkëlqyera për të barazuar ndeshjen, sidomos unë, por nuk ishte thënë.

Është vërtet e vështirë të përshkruaj atë që ndiej. Nuk ndiej asgjë, zero… Është e vështirë, por brenda pak ditësh do të kuptojmë se kemi luajtur një kampionat europian të shkëlqyer. Jo sot, as nesër. Do të na duhet pak kohë”, u shpreh lojtari i Leipzigut në Bundesliga.

24-vjeçari iu afrua shumë golit në minutat shtesë falë një gjuajtjeje të bukur me kokë, por po aq e bukur ishte edhe pritja e Mert Gunok, i cili shfaqi reflekse fantastike duke vulosur suksesin e turqve.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...