Novak Djokovic synon titullin e 23-të Grand Slam në karrierë teksa serbi është një prej favoritëve në Roland Garros. Megjithatë, vetë Nole shikon si favoritin numër një Carlos Alcaraz i cili i ka dhënë provat në fushat me dhe. Nga ana tjetër, Djokovic komenton edhe lamtumirën e Rafael Nadal në vitin e ardhshëm duke theksuar se u shokua në momentin kur spanjolli paralajmëroi fundin e karrierës nëpërmjet një video-mesazhi.
“Kur Nadal lajmëroi se vitin tjetër do të tërhiqet, një pjesë e imja iku bashkë me të. Rafa ka qenë tenisti me më shumë influencë tek unë, më ka motivuar që të fitoj më shumë në karrierë. Kur kuptova se do të tërhiqet, nisa dhe të mendoj si do të jetë edhe lamtumira ime. Fjalët e tij më emocionuan, ishte shokuese sepse po ikën rivali im më i madh. Ka qenë një shembull. Nadal është një kundërshtar i vështirë për ta mundur, këtu në Paris është edhe më i fortë. Ka bërë historinë dhe është nga ata tëcilët do të kujtohen gjatë, kjo për shkak edhe të karakterit që ka shfaqur në këto vite.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
- Çudia te Bayerni, shkarkohen nga detyra Salihamidzic dhe Kahn, emërohet shefi i ri ekzekutiv
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
Favorit në Roland Garros? Shoh Alcaraz më të avantazhuar pasi vjen si fitues në fuqi i US Open, është numri një i botës, pastaj në fushat me dhe ka dhënë prova. Më pas e di që eksperienca është në favorin tim. Nuk duhen harruar emra si Ruud, Tsitsipas, Rune apo Sinner.
Titulli i 23-të? Unë luaj tenis për të thyer rekordet e mia personale, kjo nuk është më një sekret. Por, e sigurt është se tani nuk kam më të njëjtin fizik si dhjetë vite më parë”, u shpreh Nole.
