Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

 “Jam kampion bote, dua të luaj” përsëritet çështja Felix te Altetico Madrid

Diego Simeone ka shkaktuar përsëri probleme te Atletico Madrid. Pas mosmarrveshjeve të shumta me Joao Felix, i cili zgjodhi të largohet në formën e huazimit te Chelsea, trajneri është përplasur edhe me Rodrigo De Paul. Mesfushori kampion bote një muaj më parë me kombëtaren e Argjentinës nuk ka luajtur asnjë minutë që kur është kthyer nga Botërori, edhe pse ishte një nga lojtarët me performancën më të mirë në Katar.

Sipas mediave spanjolle, De Paul nuk e ka mirëpritur këtë vendim të trajnerit për ta lënë në stol dhe bashkë kanë patur një mosmarrëveshje. “Jam kampion bote, dua të luaj”, ka qenë deklarata e mesfushorit argjentinas, që ka kërkuar të aktivizohet.

Marrëdhënia midis mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul dhe trajnerit Diego Simeone është në fund dhe duket se kjo deklaratë dhe mosmarrëveshjet që kanë trajneri Simeone dhe De Paul, kanë çuar në një vendim për t’u larguar nga Spanja. Për 28-vjeçarin ka mjaft oferta dhe shumë klube europiane do të dëshironin ta kishin pjesë të ekipit pas një performance mbresëlënëse në Kupën e Botës.

Zhvillime të reja priten në vazhdim, teksa e vetmja kthesë për lojtarin mund të jetë largimi i Simeones nga Atletico Madrid.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...