Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Jam në një pozicion që nuk flas dot për Plorin”, Miloti: Finalet fillojnë me Partizanin, ja e vërteta e Diagne

Vllaznia do të presë këtë të shtunë Partizanin në “Loro Boriçi” në orën 16:45 për takimin e raundit të 30-të Abissnet Superiore, përballje kjo që vjen pas fitores së shkodranëve ndaj kryeqytetasve në gjysmëfinalen e kupës.

Ndërsa ka folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi zëvendëstrajneri Auron Miloti zbuloi se Da Silva do të jetë jashtë në këtë ndeshje, ndërsa foli edhe për largimin e Diagne.

Javët e mbetura të kampionatit: “Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme. Partizani është një nga ato. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me sukses. Nesër jemi të përgatitur dhe ekipi është i motivuar.”

Bashkëpunimi me Plorin: “Kemi njohje më herët, jam në një pozicion që s’mund të jap mendim për të. Ndeshjet e fundit janë shumë të forta, veç Tiranës që tani 99% është kampion.”

Dëmtimet:Veç Da Silvës, nesër janë të gjithë lojtarët të disponueshëm.”

Diagne: “Është gjë e mbaruar. Me vjen keq për atë si futbollist, nuk donte të luante për ne. Ndoshta do kemi deklaratë nesër, nuk është më pjesë e ekipit, s’ka ardhur më.”

Vendi i tretë:Duam vendin e katërt sepse na çon direkt në Europë. Janë shtatë finale siç thash.”

Biletat:Shpresoj që nesër tifozët të na japin një shtytje më të fortë se në Kupë. Sa më pak çmimi i biletave, aq më mirë, janë drejtuesit që vendosin.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...