Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

James Harden fiton çmimin MVP i sezonit në NBA

James Harden fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në NBA. Ky ishte verdikti kryesor i “NBA Awards” (ceremonia e ndarjes së çmimeve), që u zhvillua në Los Angeles.

Basketbollisti i Houston Rockets la pas Russell Westbrook të Golden State Warriors. Rockets e mbyllën sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në play off u thyen pas 7 ndeshjesh nga Golden State, që në fund triumfoi edhe ndaj Cleveland Cavaliers në finalen e madhe.  “Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje me një mesatare 20.4 pikë për takim, 5.4 rikuperime dhe 8.8 asiste.

Harden ishte i par në këtë klasifikim të veçantë, ndërsa finalistët e tjerë ishin Anthony Davis (New Orleans Pelicans) dhe LeBron James (Cleveland Cavaliers).

Çmimet e sezonit 2017-2018

MVP: James Harden (Houston Rockets)

Mbrojtësi më i mirë: Rudy Gobert (Utah Jazz)

Debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers)

Lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers)

Lojtari më improvizues: Victor Oladipo (Indiana Pacers)

Trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...