Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

James Harden i një planeti tjetër, “triple-double” i pestë më të paktën 50 pikë

James Harden nuk mund të jetë kurrsesi një basketbollist normal. “Ylli” i Houston Rockets arriti të regjistronte “triple-double” e pestë në karrierë me të paktën 50 pikë të shënuara në suksesin 119-108 ndaj Sacramento Kings, që tashmë edhe matematikisht nuk kanë asnjë mundësi për të arritur zonën play off. Statistikat e “Mjekroshit” më të famshëm të NBA-së në këtë përballje ishin të frikshme: 50 pikë, 10 asite dhe 11 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Suksesi i Rockets mori më shumë vlerë edhe nga humbja e Portland Trail Blazers (rrëshqasin në vendin e katërt në Perëndim) 99-90 në parketin e Detroit Pistons, falë paraqitjes mbresëlënëse të Reggie Jackson, që realizoi 28 pikë, pa harruar dhe 22 pikët e plot 19 “rebound” të Andre Drummond, që zhvlerësuan 23 pikët e Damian Lillard.

E ndërsa në Konferencën e Perëndimit janë përcaktuar 8 skuadrat që do të marrin pjesë në play off, në Lindje gara vazhdon të jetë e ashpër, pasi ende nuk janë zyrtarizuar emrat e tri skuadrave të fundit që do të vijojnë garën përtej sezonit të rregullt.

Suksesit të Detroit Pistons iu kundërpërgjigjën Brooklyn Nets, që iu imponuan 110-96 Boston Cetlics. Spikati në radhët e Nets D’Angelo Russell me 20 pikë e 10 “rebound”. Fitore edhe për Miami Heat në parketin e New York Nicks 92-100, falë formës së shfaqur nga Dion Waiters, që e mbylli takimin me 28 pikë.

Nga humbja e Celtic nuk përfituan Indiana Pacers, që u dorëzuan 116-121 para publikut të tyre përballë Orlando Magic. Për miqtë plot 7 basketbollistë shënuar numër dyshifror pikësh, por më i miri ishte pa dyshim Aaron Gordon me 23 pikë dhe 10 “rebound”. Për Indianën morën vetëm vlerë statistikore 24 pikët e Darren Collison.

 

Rezultatet:

Los Angeles Clippers-Cleveland Cavaliers 132-108

Brooklyn Nets-Boston Celtics 110-96

Houston Rockets-Sacramento Kings 119-108

Detroit Pistons-Portland Trail Blazers 99-90

Indiana Pacers-Orlando Magic 116-121

New York Knicks-Miami Heat 92-100

Chicago Bulls-Toronto Raptors 101-124

Minnesota Timberwolves-Philadelphia 76ers 109-118

Phoenix Suns-Memphis Grizzlies 115-120

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...