Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

James Harden vijon të magjepsë, Thunder “thyejnë” Celtics

U luajtën 8 ndeshje në NBA, ku pa dyshim me interesantja ishte ajo e “TD Garden” mes Boston Celtics dhe Houston Rockets. E kush tjetër veç James Harden do të ishte protagonisti absolut i sfidës me plot 42 pikë në suksesin 104-115 të teksanëve pikërisht në parketin e Celtics. Statistikave tashmë normale të Harden u shtohen 32 pikët e Eric Gordon dhe 12 asistet e Chris Paul. Për Rockets kjo ishte fitorja e pestë radhazi dhe e 38-ta sezonale.

Në “Spectrum Center” të Charlotte, Potland Trail Blazers iu imponuan vendasve 108-118, falë lojës së mirë të Hood dhe Nurkic, respektivisht me 27 dhe 26 pikë, ndërsa për Hornets nuk mjaftuan 23 pikët e Jeremy Lamb apo “double-double” i Kemba Walker (18 pikë e 12 asiste).

Në “Chesapeake Energy Arena” arrin të triumfojë Oklahoma City Thunder ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 99-95. Ndeshje e mirë për Russell Westbrook, që shënoi 22 pikë, i ndihmuar edhe nga Schroeder me 17 pikë, ndërsa për Grizzlies nuk mjaftoi paraqitja mbresëlënëse e Bradley-t, që realizoi në total 27 pikë.

Ndërsa në “Quicken Loans Arena” Cleveland Cavaliers iu imponuan 107-93 Orlando Magic, falë lidershipit të Jordan Clarkson, që shënoi 18 pikë, dhe “double-double” të Kevin Love: 16 pikë dhe 14 asiste. E pavlefshme performanca e Nikola Vucevis, që shënoi plot 28 pikë dhe kontrolloi 13 topa për Magic.

Fitore në kohën e shtesë e Detroit Pistons 112-107 ndaj Toronto Raptors. 35 pikë realizoi Kyle Lowry për kanadezët, por morën më shumë vlerë 27 pikët e Blake Griffin të Pistons.

 

Rezultatet:

Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets 118-108

Houston Rockets – Boston Celtics 115-104

Atlanta Hawks – Chicago Bulls 123-118

New York Knicks – L.A. Clippers 107-128

Orlando Magic – Cleveland Cavaliers 93-107

Toronto Raptors – Detroit Pistons 107-112

Minnesota Timberwolves – Washington Wizards 121-135

Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder 95-99

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...