Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

James presion Dortmundit: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, nuk na ndal askush!

Soccer Football - Bundesliga - Bayern Munich v 1.FSV Mainz 05 - Allianz Arena, Munich, Germany - March 17, 2019 Bayern Munich's James Rodriguez celebrates scoring their fifth goal to complete his hat-trick REUTERS/Michael Dalder DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video

James Rodriguez nuk ka dyshime se nëse Bayerni do të vijojë të ruajë këtë ritëm edhe pas pauzës së kombëtareve atëherë askush nuk do të mundë t’i ndalë ata të arrijnë fitoren e Bundesligës çka do të përkonte të ishte titulli i shtatë rradhazi për kampionët në fuqi të Gjermanisë. Me pikë të barabarta tashmë me Borussian e Dortmundit përkatëisht me nga 60 të tilla, por të parët në klasifikim me +41 gola ndaj +34 të verdhezinjve gjermanë. 17 gola në tre ndeshjet e fundit dhe vetëm një i pësuar Bayerni tanimë I mbeten edhe vetëm 8 ndeshje të tjera deri në uljen e siparit të Bundesligës.

“Nuk i referohem ecurisë së Dotumndit por punës së mirë që po bëjmë, ndaj nëse do të vijojmë të ruajmë këtë formë ateherë asgjë dhe askush nuk do të na ndalë të shpallemi sërish kampionë”.

Në të vërtetë kolumbiani James ka luajtur një rol vendimtar në sukseset e fundit që ka regjistruar Bayern Munich, duke shënuar plot katër gola dhe dhuruar tre asiste  në 6 ndeshjet e fundit që janë mbyllur të gjitha me triumfin e bavarezëve.  Që nga rikuperimi i dëmtimit në gju që e la atë jashtë në muajt e fundit të 2018-ës, 27-vjeçari është rikthyer më në formë se kurrë dhe fuqia e tij tashmë mund të llogritet lehtësisht me statistika. Tashmë mbetet vetëm për t’u kuptuar nëse huazimi i tij nga Reali i Madridit do të firmosë një kontratë vazhdimësie me kampin gjerman gjatë kësaj vere. Gjasat janë që nëse James do të vijojë të kontribuojë me kaq efikasitet në objektivin e Bayernit drejt titullit të shtatë rradhazi të Bundesligës dhe të 28-in në palmaresin e klubit gjerman, Bayerni do të blindojë lojtarin amerikano latin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...