Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

James Rodriguez “i shkel syrin” Milanit: Më pëlqen të luaj në Serinë A

“Më pëlqen Seria A, aty më duan më shumë. Pastaj është një kampionat të cilin nuk e kam provuar ende”, u përgjigj James Rodriguez ndaj fansave të tij në Twich për të ndezur zërat rreth një kalimi të kolumbianit tek Milani.

Ish lojtari i Monacos dhe Realit të Madridit nuk është në planet e trajnerit të ri të Evertonit , Rafa Benitezit dhe prej disa kohësh si klubi po ashtu edhe lojtari po mundohen të gjejnë një destinacionin të përshtatshëm me Milanin që disa herë është shfaqur në dritare.

Përfaqësuesi i Jamesit, i mirënjohuri Jorge Mendes ia kishte propozuar kuqezinjve duke i informuar se Evertoni do të ishte gati të pranonte një shkëmbim kokë më kokë me Rafael Leaon, por italianët nuk e pranuan këtë formulë.

James Rodriguez ka një kontratë me klubin nga Liverpool deri në vitin 2022, dhe Evertoni është gati të pranojë edhe një ofertë më të ulët se 10 milion euro, problem mund të jetë paga e tij duke qenë që përfiton 6 milion euro në sezon, por në këtë pjesë mund të negociohet.

Nëse Milani nuk ia del të afrojë njërin mes Vlasic e Ziyech, atëherë do ta kthejë plotësisht vëmendjen tek James Rodriguez, i cili e ka pranuar hapur dëshirën për provuar një eksperiencë në Serinë A.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...