E bujshme nga Argjentina, Everton nuk ka paguar asnjë cent për kartonin e James Rodriguez, lajm që tani është konfirmuar edhe nga faqja e specializuar e transferimeve transfermarkt. Në media u raportua se anglezët për kolumbianin kanë paguar 20-25 milion euro, por ish-klubi i tij në Argjentinë, Banfield, i ka vënë vulën duke dalë me një deklaratë. Përmes saj zbulon se James ka kaluar në Premier League falas. Duke qenë se ata do të përfitonin taksën e solidaritetit, sipas rregullave të FIFA-s, ishin interesuar për këtë lëvizje dhe në fund kanë mësuar se nuk do të mund të përfitojnë asnjë cent. Pikërisht prej faktit që Reali nuk e ka shitur te klubi nga Liverpooli por e ka larguar vetëm për të mos i paguar pagën e lartë, edhe pse vite më parë e bleu nga Monaco për 85 milionë euro. E besoni apo jo kriza e pandemisë ka bërë të vetën edhe te Reali i Madridit që është një nga klubet më të pasura në botë dhe kurrë nuk ka lejuar të largohen falas lojtarë që ka nën kontratë.
Lajme të tjera
Champions League
Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...
Serie A
Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...
Lajme
Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...
Bundesliga
Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...