Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

James shok skuadre me Valon Ahmedin, transferohet në Izrael

Pas vetëm një viti në Azerbajxhan ku zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Gabalan, James Adeniyi ka ndërruar sërish skuadër. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut është transferuar zyrtarisht në Izrael te Hapeol Ironi Kiryat Shmona. 26-vjeçari tashmë do të jetë shok skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare Valon Ahmedi. Skënderbeu që një vit më parë e shiti për 350 mijë euro te Gabala, sulmuesin nigerian, këtë herë nuk ka përfituar asgjë nga largimi i tij edhe pse zotëron ende 20% të kartonit të James, kjo për faktin se lojtari është transferuar në formë huazimi për 1 vit te Shmona për shumën e 100 mijë eurove. Në sezonin e tij të parë në Azerbajxhan, James Adeniyi realizoi 12 gola mes kampionatit dhe Kupës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...