Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Janë thashetheme”, Salihamidzic mohon interesimin për Kane: Do luajmë pa numër 9!

Bayern Munich humbi në këtë sezon Robert Lewandowskin, teksa nënshkroi me Sadio Mane nga Liverpool. Megjithatë, senegalezi nuk është një numër 9 i mirëfilltë dhe së fundmi kanë qarkulluar zëra se bavarezët do të tentojnë të transferojnë një sulmues tipik zone si Harry Kane.

Një tratativë në dukje shumë e ndërlikuar, të cilin në fakt kërkon ta mbyllë ende pa nisur mirë drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamidzic. Ky i fundit thekson se nuk ka asgjë të vërtetë mbi Harry Kane dhe se Bayern Munich ka vendosur të zbresë në fushë pa një numër 9.

“Zërat në lidhje me Kane janë vetëm thashetheme, tani klubi po ndjek një rrugë tjetër dhe do të luajmë pa një numër 9. Liverpool dhe Manchester City kanë treguar në vite se një sistem i tillë mund të jetë i suksesshëm. Kemi shumë lojtarë ofensivë dhe ata të stolit kanë të njëjtin kualitet si titullarët, kaq shumë kualitet është diçka e rrallë ta gjesh në Europë. Tani është detyra e trajnerit ta menaxhojë grupin”, u shpreh Salihamidzic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...