Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Januzi gol “in extremis”, Prishtina fiton dhe i bën presion Dritës

Prishtina ishte e dënuar të fitojë mbrëmjen e sotme përballë Drenicës dhe ia doli ta bëjë këtë vetëm në sekondat e fundit të sfidës së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, falë një goli të shënuar nga sulmuesi kryesor Ahmed Januzaj.

Sfidën e vlefshme për javën e 28, kryeqytetasit patën fatin ta luajnë dy ditë përpara Dritës kryesuese dhe me fitoren e marrë mbrëmjen e sotme kalojnë presionin te gjilanasit, pasi tani janë vetëm dy pikë larg kreut.

Nën dritën e projektorëve të “Fadil Vokrrit”, skuadra e drejtuar nag Armend Dallku dominoi takimin dhe krijoi disa raste shënimi, por herë për gabime në finalizim e herë për shkak të fatit, nuk po e gjenin rrugën e rrjetës.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, nga një krosim i dëshpëruar në zonë i mbrojtësit Tun Bardhoku, u gjet i zbuluar Ahmed Januzaj, që gjuajti saktë me kokë dhe mposhti portierin e Drenicës.

Goli i dha tre pikë shumë të vlefshme Prishtinës, por solli një reagim të ashpër të miqve nga Drenica, të cilët mesa duket nuk po e përtypnin dot një humbje në sekondat e fundit, pasi ia kishin dalë të rezistonin për plot 94 minuta në fushë.

Pas vërshëllimës finale, nuk mungoi tensioni mes futbollistëve të dy skuadrave, por situata u qetësua shpejt dhe Prishtina mori tri pikët, ndërsa Drenica do të duhet t djersijë ende shumë për të siguruar mbijetesën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...