Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Japonia shtang Uruguain, VAR-i shmang humbjen skuadrës së Tabarezit

Japonia mban gjallë, edhe pse në kuota minimale, shanset për kalimin e fazës së grupeve të Copa Americas. Përfaqësuesja nipone, e cila e nisi turneun me një humbje të thellë 4-0 me Kilin, barazoi 2-2 me Uruguain, madje duke qenë dy herë në epërsi ndaj 2 herë kampionëve të botës. Edhe në këtë përballje u pa e domosdoshme ndërhyrja e sistemit VAR, që në të dy raste i erdhi në ndihme skuadrës së drejtuar nga Tabares.

Japonia e nisi furishëm pjesën e parë, me disa raste të njëpasnjëshme, derisa mundi të tundte rrjetën me Miyoshin në minutën e 25-të.

Në minutën e 30-të, pas një ndërhyrjeje ndaj Cavanit, kryesori kërkoi ndihmën e VAR-it, duke sinjalizuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk gaboi Luiz Suarez, 1-1.

Një gafë e portierit uruguaian, Fernando Muslera, u shfrytëzua nga autori i golit të parë për Japoninë, Miyoshi, që i dha sërish epërsinë ekipit të tij në minutën e 69-të, por nuk ishte e thënë që Japonia të merrte fitoren, pasi në të 66-tën Gimenez devijoi në rrjetë goditjen e këndit të Lodeiros, duke kthyer ekuilibrin në rezultat, 2-2.

Edhe në këtë rast kryesori vendosi të shikonte pamjet filmike për një ndërhyrje të gabuar në sulm, por Andres Rojas nuk konstatoi asgjë jashtë normales.

Uruguai i pati shanset për të shënuar edhe golin e fitores me Martin Caceres dhe Edinson Cavanin, por Japonia ishte me fat, sidomos në rastin e sulmuesit të PSG, që goditi me kokë traversën.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...