Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jareci: Arbitrat janë gati, mungesa e tifozëve nuk i ndihmon

Sokol Jareci, i cili mban postin e dizenjatorit të arbitrave në FSHF, deklaroi në “FanZone” se njësoj si futbollistët edhe gjyqtarët janë gati për të rinisur aktivitetin e tyre.
U bë kohë që arbitrat po stërviten në kushte të ndryshme. Fillimisht në kushtet e shtëpisë, pastaj duke u liruar zonat e gjelbra bënë stërvitje në natyrë. Përveç Tiranës, sepse ka specifike të veçantë. Përgatitësi i arbitrave u dha një program të veçantë për kushtet e shtëpisë. Arbitrat ndoshta nuk janë në formën fizike optimale, por të paktën janë në 80-85%.
Mungesa e spektatorëve në shkallët e stadiumit është një pjesë që sipas Jarecit ka ndikim edhe tek arbitrat.
Mungon ai presioni i tifozëve, por, shpeshherë, kur shkallët janë bosh nuk ke impenjimet e duhura për të marrë vendimet e sakta. Presioni të bën të marrësh vendime të drejta, por ky nuk është justifikim. Ndoshta në javët e para do të ketë pak vështirësi, por më pas besoj se vendimmarrjet do të jenë më të sakta.
Me pas ai sqaroi edhe protokollin e sigurisë së gjyqtarëve ne lidhje me rregullat që ata duhet të ndjekin.
Protokolli për arbitrat është më i thjeshtë. Vetëm në momentin e mbërritjes në stadium të gjashtë zyrtarit do të jenë me maska. Nxemja do të jetë pa maska. Ritet do të ndryshojnë, sepse nuk do të ketë dhënie dore etj. Do të hidhet shorti dhe aty do të respektohet protokolli. Maskën do ta ketë gjatë lojës vetëm arbitri i katërt, sepse është shumë i vështirë komunikimi.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...