Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Jashtë Europe pas 23 vitesh, Lyon çon në gjykatë ligën e parë franceze!

Për herë të parë pas 23 vitesh Olympique Lyon nuk do të marrë pjesë në kompeticionet europiane dhe për këtë arsye klubi i OL ka vendosur të çojë në gjyq ligën e parë franceze për dëmin financiar që i ka shkaktuar. Mbyllja e parakohshme e kampionatit prej emergjencës së koronavirusit i gjeti kundërshtarët e Juves në 1/8- at e Champions-it (ndeshja e parë u fitua 1-0 nga francezët dhe në gusht pritet e kthimit në Torino) në vendin e 7-të, pra jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 23 vitesh.

Ata i propozuan ligës një plan alternativ, të mbështetur te merita sportive që udhëzoi UEFA, me format “play off”.

Por liga e parë e pa të arsyeshme që të mbetej në fuqi renditja aktuale për të dhënë verdiktet dhe presidenti Aulas ka kërkuar një dëmshpërblim financiar, pas dëmit prej dhjetëra miliona eurosh, përndryshe palët do të takohen në gjykatë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...