Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jashtë garës për Haaland, Real mendon një lëvizje “low cost”

E ardhmja e Erling Haaland duket e zgjidhur me norvegjezin që është joshur nga Manchester City ndërsa sulmuesi do të bëhet futbollisti më i paguar në ishull. Për lojtarin e Borussia Dortmund në garë ishte edhe Real Madrid, mirëpo Los Blancos nuk kanë mundur të konkurrojnë financiarisht anglezët edhe duke menduar investimin faraonik që pritet të bëhet në verë për Kylian Mbappe.

Ndaj, spanjollët hapën krahun ndërsa nga ana tjetër, po mendojnë për një lëvizje “low cost”. Plani është të firmosin me Edinson Cavani i cili në fundin e këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë pasi i përfundon kontrata me Manchester United.

Uruguajani nuk ka moshën në favorin e tij, por për drejtuesit e Realit eksperienca e 35-vjeçarit është e vlefshme, aq më tepër kur sulmuesi parashikohet të jetë vetëm një alternativë e Karim Benzema.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...