Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jashtë planeve të Valverdes, Turan larg Barcës

Arda Turan e ka të qartë se e ardhmja e tij është larg Barcelonës. Mesfushori turk nuk është aktivizuar qoftë në një nga 11 ndeshjet e sezonit dhe nëse është grumbulluar në ndonjë rast nga Valverde kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të shumta në radhët e “blaugranave”. Duke parë realitetin, që nuk është në favor të tij, Turan dhe përfaqësuesit e tij ligjorë por mendojnë për një destinacion të ri në muajin janar.

Gallatasaray mbetet opsioni i parë, por nuk është i vetmi. Shumë klube të tjera e kërkojnë, por bisedimet vështirësohen kur diskutohet pika më e rëndësishme: paga, që është e lartë për buxhetet e skuadrave që e duan. Turan nuk tërhiqet, madje ka treguar se kur bëhet fjalë për para është gati të qëndrojë edhe pa luajtur, mjafton që të mos i preken të ardhurat.

Valverde tashmë ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij, kështi që mesfushori turk duhet t’i bëjë mirë llogaritë nëse dëshiron të jetë protagonist, përvecse në bordero, edhe në fushën e blertë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...