Kategoria Superiore

Java 26-të, luhet në dy ditë, spikat Partizani-Flamurtari

Luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën java e 26-të e Kategorisë Superiore me futbollin që kthehet vetëm pak ditë pas turnit ndërjavor për të dhënë të tjera verdikte të rëndësishme në kampionat. Kalendar vërtet intrigues që nis pasdrekën e kësaj të diele me dy sfida që luhen njëkohësisht në orën 14.00, kur në Laç skuadra e Gentian Mezanit, që pas dy fitoreve radhazi ka kapur zonën europiane, do të përballet me Kamzën në një duel të ndezur mes dy formacioneve që i ndajnë vetëm 3 pikë  në klasifikim. Ndërkohë, në takimin tjetër, sfida e fundtabelës në Teutën para obligimit për të fituar sfidën me Lushnjën e rënë praktikisht nga Kategoria. Një takim shumë i rëndësishëm ky për skuadrën e Gentian Begejas që nuk ka rrugë tjetër përvec trepikëshit për të forcuar pozitat në luftën mbijetesë. Në orën 17.00 të dielën në Korcë luhet Skënderbeu – Luftëtari, skuadra e Hasan Likës i shkaktoi një surprizë të hidhur bardhekuqve në takimin e fundit në Gjirokastër duke i shkaktuar Skënderbeut edhe humbjen e vetme për këtë vit kalendarik, teksa shkon në Korcë me frymën e duhur pasi ka mposhtur për të dytën herë radhazi Kukësin, Skënderbeut do ti duhet padyshim një përqëndrim shumë ndryshe nga ai i Teutës në një përballje mes dy prej skuadrave që shprehin futbollin më të mirë në Superiore. Të hënën është radha e dy takimeve që gjenerojnë interes të veçantë. Në orën 14 në Zeqir Ymeri Kukësi i plagosur nga Luftëtari pret Vllazninë që e ka kthyer mbrojtjen në një bunker të vërtetë dhe kërkon pikë për të mbajtur pas Teutën në luftën për mbijetesë, ndërkohë që java mbyllet me pjatën e fortë, në orën 17.00 prozhektorët në Selman Stërmasi janë për Partizani – Flamurtari me të dyja skuadrat që kërkojnë të ringrihen sa më shpejt për të mos kompromentuar objektivat, me të kuqtë që ndodhen në vendin e 6 me 36 pikë, ndërsa Flamurtari në pikiatë ka humbur goxha terren dhe pas 5 ndeshjeve pa fitore ka rrëshkitur nga vendi i dytë në të pestin, me vetëm një pikë më shumë se rivalët e kuq.

E diel 18 mars

Laçi-Kamza                             14:00         SS3   SS3HD

Lushnja-Teuta                                  14:00         SS4   SS4HD

Skenderbeu-Luftetari                      17:00         SS3   SS3HD

 

E hënë 19 mars

Kukesi-Vllaznia                                14:00         SS3   SS3HD

Partizani-Flamurtari                        17:00         SS3   SS3HD

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top