Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 11-të luhet në 3 ditë, e nis Tirana, e mbyll Partizani

Java e 10-të e Kategorisë Superiore e cila u mbyll të hënën me sfidat Partizani-Kukësi dhe Flamurtari-Skënderbeu i lë vend javës së 11-të e cila do të luhet këtë fundjavë përgjatë 3 ditëve. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e javës së ardhshme e cila do të nisë të premten me duelin mes dy skuadrave pretendente për titull, Teutës dhe Tiranës takim që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin Niko Dovana në Durrës. Të shtunën vëmendja do të jetë fillimisht në Shkodër në takimin mes Vllaznisë dhe Bylisit dy skuadrave që kanë ardhur nga Kategoria e Parë por që po bëjnë shumë mirë në këtë kampionat, sfidë që do të luhet në orën 14:00 të së shtunës. Në orën 17:00 nën dritat e prozhektorëve në Korçë, Skënderbeu pret Laçin në një takim shumë interesant mes dy skuadrave që mbajnë vendet 7 dhe 8 në renditje dhe që do të kërkojnë të afrohen me kreun pasi diferenca është shumë e vogël. Të dielën në orën 14:00 Kukësi luan ndaj Flamurtarit ndërkohë javën e mbyll takimi i orës 17:00 mes Partizanit dhe Luftëtarit me të kuqtë që do të luajnë takimin e tretë radhazi në Selman Stërmasi, një ndeshje e lehtë në letër për Partizanin në të cilën skuadra e Franco Lerdas nuk pritet të hasë vështirësi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...